“Ballistët”, tifozët e kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, sot, duke filluar nga ora 13.30, do të marshojnë nëpër rrugët e Tetovës për viktimat e tragjedisë.
Një tragjedi e madhe goditi Tetovën mbrëmjen e 8 shtatorit, ku spitali i qytetit u përfshi nga flakët, në të cilën humbën jetën tragjikisht 15 qytetarë.
Marshimi do të fillojë nga sheshi qendror dhe do të vazhdojë nëpër rrugët kryesore të Tetovës.
Marshi pritet t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë.