La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri 2021/22.
Dy nga ndeshjet e programit të sotëm janë pezulluar, ajo mes Villarreal dhe Alaves dhe Sevillas me Barcelonën, për shkak të lojtarëve të shumtë që janë momentalisht në detyra me kombëtaret e tyre amerikano-jugore.
Ndërsa Atheltic Bilbao do të zhvillojë sot ndeshje në shtëpi si vendas kundër skuadrës së Mallorcas.
Pas tre xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson gjigandi i La Ligas Real Madridi me shtatë pikë, aq sa kanë edhe Sevilla, Valencia, Barcelona, Atletico Madridi dhe Mallorca.
Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.
Villarreal – Alaves (Ndeshja është pezulluar)
Sevilla – Barcelona (Ndeshja është pezulluar)
18:30 Levante – Rayo Vallecano (Stadiumi Ciutat de València)
21:00 Athletic Bilbao – Mallorca (Stadiumi San Mamés)