Edinson Cavani ka thënë se Giorgio Chiellini është kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur.
Cavani ishte përballur shpeshherë me Chiellinin, gjatë kohës kur uruguaiani ishte pjesë e Napolit.
Përballjet e tyre nuk munguan as në nivel të kombëtareve, kur mes vete u takuan Uruguai e Italia.
“Mund ta imagjinoni se kam luajtur kundër shumë kundërshtarëve të ndryshëm dhe shumë të fortë. Por, unë gjithmonë kam thënë se mbrojtësi më i vështirë me të cilin duhet të përballesha ishte Giorgio Chiellini.
Ne luajtëm kundër njëri -tjetrit në shumë ndeshje dhe luftuam me njëri -tjetrin në të gjithë fushën, kështu që po, mund t'ju them se Giorgio Chiellini ishte mbrojtësi më i vështirë me të cilin duhej të përballesha” – ka deklaruar Cavani.
Ndryshe, Edinson Cavani që nga viti i kaluar është pjesë e Manchester United, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Paris Saint-Germaini, Napoli e Palermo.