Tifozi shqiptar humb ndjenjat në shkallët e stadiumit, ndërhyn menjëherë mjeku i Tiranës!
Momente paniku u regjistruan në tribunën ku qëndrojnë tifozë e Tiranës.
Një burrë i moshuar, tifoz i bardhebluve, humbi ndjenjat në shkallët e stadiumit, për shkak të problemeve me tensionin.
Në momentin e rrëzimit, tifozi çau e ballin, ndërkohë që u desh ndërhyrja në kohë rekord i mjekut të Tiranës, Tedi Maqellari, që situata të stabilizohej.
Falë ndërhyrjes së tij, gjendja e tifozit paraqitet e stabilizuar.