Trajneri shqiptar, Artim Shaqiri, debuton në pankinën e Schaffhausen-it.
Ai me ekipin e tij pësuan humbje si mysafirë me rezultat 2:1 nga Lausanne Ouchy.
Është interesant se trajner i ekipit Lausanne Ouchy është Meho Kodro, anëtari legjendar i kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Shaqiri ka qenë prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Maqedonia e Veriut dhe ishte edhe pjesë e përfaqësueses.
Pas javës së 6-të në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës), Schaffhausen renditet në vend të tetë me 6 pikë dhe Lausanne Ouchy në të katërtin me 10 sosh.