Joan Laporta vazhdon me kryqëzatën e tij pothuajse vetëm, i mbështetur vetëm nga Real Madridi dhe Juventusi, në projektin e Superligës. Këtë të shtunë, duke përfituar nga festa kombëtare e Katalonjës, presidenti Blaugrana ishte i befasuar nga deklaratat e reja të Aleksander Ceferin, president i UEFA-s.
Ky i fundit siguroi se nuk do ta kishte problem që të tria klubet në fjalë, të cilat janë ende të lidhura me Superligën, do të largohen nga Liga e Kampionëve.
Përgjigjja e Laporta ishte koncize: “Nëse e tha këtë, unë mendoj se e ka gabim”.
Presidenti i klubit katalanas, gjithashtu riafirmoi mbështetjen e tij maksimale për trajnerin Ronald Koeman, në etjen për të fshirë çdo aluzion dyshimi në lidhje me holandezin: “Koeman është shumë i motivuar, sepse e di që klubi ka respekt të plotë për të”.
Lidhur me sezonin e ri, me ndeshjen kundër Bayern Munich në horizont, Laporta ishte shpresëdhënës: “Duhet të presim ta testojmë veten në ndeshje të rëndësishme, që po vijnë. Jemi të bashkuar, të gjithë vozisim në të njëjtin drejtim”.