Pas pushimit dy-javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për eliminatoret e Kupës së Botës, sot rikthehet edhe Superliga e Kosovës në futboll.
Sot në program janë tri ndeshje tejet interesante në Superligë.
Drenica e pret Prishtinën. Kampionia në fuqi nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri dhe momentalisht ka vetëm një pikë pas dy xhirove dhe do ta kërkojë me ngulm fitoren sot ndaj Drenicës që gjendet në vendin e dytë me katër pikë.
Ballkani – Ulpiana është sfida tjetër në program gjatë ditës së sotme. Suharekasit kanë katër pikë pas dy xhirove dhe janë favorit përball ekipit lipjanas që ka vetëm një pikë.
Ndeshja tjetër është ajo mes Malishevës dhe Dritës.
Malishevasit prijnë momentalisht në tabelë dhe do të synojnë një rezultat pozitiv ndaj ish-kampiones së Kosovës. Të dy ekipet kanë nga katër pikë pas dy xhirove të para.
MALISHEVA – DRITA 16:00
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Hoti, Stullcaku, Bruqi, Pira, Bnishi, Hyseni, Vitija, Xhaka, Pefqeli.
Drita: Maloku, Limani, Broja, Cuculi, Muja, Jashari, Blakcori, Balde, Fazliu, Simonvski, Kryeziu.
DRENICA – PRISHTINA 16:00
Formacionet zyrtare:
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Meziu, Hamiti, Lushtaku, Gashi, Denisson, Veliqi, Zabergja.
Prishtina: Halimi, Boshnjaku, Krasniqi, Mici, Atanda, Kryeziu, Karabeci, Tolaj, Vangjeli, John, Avdyli.
BALLKANI – ULPIANA 16:00
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frasheri, Baftiu, Thaqi, Potoku, As. Thaqi, Rrahmani, Gripshi Korenica, Krasniqi, Hoxha, Kuc.
Ulpiana: Blakqori, Gjoni, Emini, Rapuca, Haliti, Qerimi, Mustafa, Rezi, Boudega, Conceicao, Santos.