Miralem Pjanic ka treguar që kishte dëshirë që të rikthehet tek Juventusi gjatë afatit kalimtar të transferimeve veror, dhe e ka këshilluar Paulo Dybalan që të rinovojë kontratën e tij me gjigandin e Serie A.
Pjanic regjistroi 108 paraqitje në Serie A me Juventusin para se të largohej drejt Barcelonës në vitin 2020, tek e cila nuk e gjeti vetën nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman, kështu duke u larguar drejt Besiktasit në huazim.
Sidoqoftë, pas rikthimit të ish-trajnerit të tij Massimiliano Allegri te Juventusi, mesfushori 31 vjeçar tregoi dashurinë e tij për “Zonjën e Vjetër” dhe e pranoi që kishte dëshirë për tu rikthyer aty.
“Me Juventusin kemi pasur kontakte dhe bisedime të zhvilluara me agjentin tim, por merkato nuk është kurrë e lehtë. Kam pasur shumë dëshirë që të rikthehem dhe do të bëja çdo gjë nën urdhrat e Allegrit”, tha Pjanic për “Tuttosport”.
“Askush nuk është më i mirë se ai në këto situata. Allegri i bënë të gjithë lojtarët të ndihen të rëndësishëm dhe askujt nuk ia mohon shansin e tij. E konsideroj si trajnerin numër një, ai është një trajner i cili flet me ty për të mirë ose për të keq”, shtoi Pjanic.
Po ashtu, mesfushori boshnjak shfrytëzoi rastin që ta këshillojë ish-shokun e tij të skuadrës Paulo Dybala që të rinovojë kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”.
“Dybala është një top lojtar, por si të gjithë, atij i duhet ekipi. Do ta këshilloja atë që të qëndroj tek Juventusi, aty ku të gjithë e dëshirojnë”, tha Pjanic.
Dybala, i cili ka qenë protagonistë në katër gola brenda katër ndeshjeve, do të mungojë sot në ndeshjen e Juventusit kundër Napolit.