Trajneri i Romës, Jose Mourinho është shprehur i kënaqur me sulmuesin Tammy Abraham të cilin klubi italian e transferoi këtë verë për 40 milion euro.
Bosi i Romës tha se ai kishte dyshime në fillim për Abraham, megjithatë atij tani i janë hequr ato dyshime kur u pyet rreth përshtatjes së lojtarit në Serie A.
“Ka gjithmonë një dyshim të vogël për një lojtar që ka lindur dhe është rritur në Angli”, tha portugezi.
“Ata nuk largohen nga Londra aq shumë dhe nuk është e lehtë të adaptohesh, por dyshimi im tashmë ka kaluar. Tammy tashmë është integruar në mënyrë perfekte me ekipin dhe miqtë në Romë” ka theksuar trajneri portugez.
58-vjeçari ka konfirmuar gjithashtu se mesfushori Lorenzo Pellegrini do të rinovojë kontratën pasi ai dëshiron që të qëndroj në klub.
“Lorenzo Pellegrini do të zgjasë kontratën e tij. Ai dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të jetë pjesë e projektit AS Roma dhe kështu marrëveshja është vërtet afër përfundimit. Ai do të jetë kapiteni ynë për shumë vite”, përfundoi strategu portugez.