Ka përfunduar pjesa e parë e tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës që po zhvillohen në kuadër të xhiros së tretë të edicionit garues 2021/22.
Prishtina është duke pësuar disfatë me rezultat minimal 1-0 nga Drenica dhe golin e vetëm e ka realizuar Denisson.
Në Malishevë ende nuk ka gola në sfidën ndërmjet Malishevës dhe Dritës.
Ndërsa Ballkani është duke triumfuar ndaj Ulpianës me rezultat 1-0 me golin e realizuar nga Thaçi në minutën e pestë të ndeshjes.