Cristiano Ronaldo e ka perfeksionuar rikthimin e tij te Manchester Unitedi, duke shënuar në debutim në përballjen ndaj Newcastle.
Ylli portugez realizoi në minutat e fundit të pjesës së parë, për ti dhënë epërsin United.
Rezultati pas pjesës së parë është 1-0.
Shënon përsëri Ronaldo për Manchesterin
Newcastle ka barazuar fillimisht rezultatin kundër Manchester United për të shënuar mandej Ronaldo për epërsinë e serishme të Djajve të Kuq
Është Javier Manquillo që ka shënuar për Newcastle pas një depërtimi të suksesshëm të Allan Saint-Maximin që asistoi për të në minutën e 56-të.
Për Ronaldon, ky është goli i parë në Premier Ligë pas 12 viteve.