Prishtinës nuk po i shkon starti i kampionatit, në tre ndeshje ka vetëm një barazim dhe dy humbje.
Drenica ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër kampionit në fuqi Prishtinës, në ndeshjen e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina nga minuta e 38-të, mbetet me një lojtar me pak, Erando Karabeci përjashtohet me karton të kuq.
Denisson (9') e Baton Zabërgja (63') shënuan për Drenicën.
Në minutën e 73-të, Oto John shfrytëzon gabimin e mbrojtjes vendase dhe ngushton rezultatin në 2:1.
Drenica është në vend të dytë me 7 pikë, ndërsa Prishtina renditet në pozitën e 8-të me 1 pikë.