Arsenali pa Granit Xhakën e suspenduar shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Norwich-it të Milot Rashicës.
Rashica u aktivizua në lojë nga minuta e 69-të por nuk arritën të befasojnë në stadiumin "Emirates".
Autor i golit është Aubameyang pikërisht në minutën 66-të.
Arsenali këndellet, shënon fitoren e parë dhe renditet në pozitën e 16-të me 3 pikë e Norwich në fund me 4 humbje apo pa pikë.