Ballkani fiton në fund

Futboll

Ballkani fiton në fund

Nga: K.G. Më: 11 shtator 2021 Në ora: 18:12
Ballkani fiton në fund

Ballkani shënon fitore me rezultat 3:2 ndaj Ulpianës nga Lipjani, në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Therandasit ndalën tre pikë në konak.

Armend Thaqi (5') e Astrit Thaçi (53') shënuan për Ballkanin.

Mysafirët barazuan me golat e Trimnor Selimi (72’) e Ardi Shala (90+3’), por Hoxha në minutën e 90+10 shënon për fitoren e Ballkanit.

Ballkani renditet në vend të parë me 7 pikë dhe Ulpiana është në të nëntin me vetëm 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat