Arsenal nuk kualifikohet në Champions League që nga 2017-ta, megjithatë “Ambicia e klubit është që ta fitojë në dy vitet e ardhshme”.
Kjo ka qenë deklarata e bërë për Sky Sports nga Martin Odegaard, lojtari i blerë këtë verë nga Topçinjtë:
“Duam të kthehemi në Europë këtë sezon.
Duhet ta kthejmë klubin afër majës së renditjes, të luftojmë për pozicione të rëndësishme, ky është vendi që meriton Arsenal dhe besoj se të gjithë janë dakord me këtë”.