PSG shumë e fuqishme edhe pa futbollistët Messi dhe Neymar, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 4:0 Clermont-it, në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit të Francës.
Dy gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën u shënuan nga parisienët, duke regjistruar fitoren e pestë rresht.
Golat i shënuan Herrera (20' e 31'), Mbappe (55') e Gueye (65').
Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, u inkuadrua nga minuta e 62-të, por me skuadrën e tij nuk e përballuan lojës ofensive të liderit.
Clermont pëson humbjen e parë, ndërsa PSG nuk njeh rival.
PSG kryeson me 15 pikë, ka shtatë më shumë se Clermont në pozitën e tretë.