Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaçi ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0-1, shkruan Gazeta Olle. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi qendërsulmues Ardit Tahiri, i cili po kalon në formë fantasike me ekipin e tij të ri.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, i cili është shprehur i zhgënjyer me disfatën e pësuar nga Drita.
“Kur ke përballë një skuadër siç është Drita, është e kuptueshme që ekipet si Malisheva që nuk e kanë përvojën e duhur, mund të bëhen gabime.
Mirëpo ajo që është me rëndësi është që gabimet të cilat i kemi bërë sot, të mos i përsërisim në ndeshjet e tjera për të marrë rezultat pozitive. Angazhimi i lojtarëve nuk ka munguar asnjëherë por me rëndësi këta lojtarë është të piqen më shpejt dhe gabimet të mos i përsërisim më”, ka deklaruar Thaçi.