Prishtina nuk ka arritur fitore as në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit janë mposhtur në udhëtim te Drenica, me rezultat 2:1.
Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka deklaruas pas ndeshjes se këto rezultate janë katastrofale, duke theksuar se përgjegjësinë e mbanë vetë ai për këto ndeshje.
“Nuk ka ka ndikuar lodhja në ndeshjet që kemi bërë në Evropë. Në tri ndeshje vetëm një pikë kjo është një katastrofë që e kemi bërë vetë.
“Përgjegjësinë maksimale e mbaj unë për këto ndeshje”, ka deklaruar Ramadani.
Pas tri ndeshjeve të para, skuadra e Ramadanit ka grumbulluar vetëm një pikë.