Juventus duarbosh nga stadiumi "Diego Armando Maradona" në Napoli.
Tre pikë të mëdha për Napolin, që peshojnë shumë në luftë për kreun e tabelës.
Napoli ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Juves, në derbin e madh të javës së tretë të Serie A.
Nuk mjaftoi epërsia e Juves në minutën e 10-të me golin e futbollistit Alvaro Morata.
Napoli shpërthen në pjesën e dytë me dy gola duke iu falënderuar golave të Politanos (57') e Koulibalyt (85').
Napoli kryeson me 9 pikë apo me 3 fitore rresht, ndërsa “Zonja e Vjetër” renditet e 16-ta me vetëm një pikë, me një barazim e dy humbje.
Juven duket se po e ndjek mallkimi i Cristiano Ronaldos, i cili u largua dhe shkoi në Manchester Utd.