Lukaku në formë, Chelsea triumfon

Futboll

Lukaku në formë, Chelsea triumfon

Nga: K.Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 20:24
Lukaku në formë, Chelsea triumfon

Chelsea po tregon formë të mirë në katër javët e para, duke shënuar tre fitore e një barazim. 

Të kaltrit kanë shënuar 9 gola, ndërsa kanë pësuar vetëm një gol. 

Ata sot shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Aston Villës, në takimin e javës së katërt të Premier Leagues.

Futbollisti Romelu Lukaku është në formë duke shënuar në minutën e 15-të e 90+2 dhe kroati Mateo Kovaçiç vulosi rezultatin 2:0 në minutën e 49-të.

Lukaku deri me tash ka shënuar tre gola.

Manchester Utd kryeson me 10 pikë sa ka edhe Chelsea në pozitën e dytë dhe Aston Villa është në vend të 12-të me 4 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat