Ylli shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka debetuar në futbollin polak me skuadrën e Legia Varshavës, raporton Insporti. Kastrati debutoi me fanellën e Legias në minutën e 46-të kur u inkuadrua në fushë nga banka rezervë.
Sulmuesi shqiptar nga Kosova nuk arriti ta ndihmojë për ta evituar humbjen nga skuadra e Slask Wroclaw me rezultatin 1:0.
Për gjigantin polak sonte u paraqitë edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Ernes Muçi. Në këtë skuadër luan edhe Jurgen Celhaka i cili u transferua nga Tirana.
Kastrati, 22 vjeçar, kompletoi transferimin e tij në Legia nga Dinamo Zagreb në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.