Williams: Luan ndeshjen e 199-të radhazi me Bilbaon

Futboll

Williams: Luan ndeshjen e 199-të radhazi me Bilbaon

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 10:49
Inaki Williams

Skuadra e Bilbaos arriti fitore mbrëmë ndaj Mallorcas me rezultat 2-0.

Dy golat për ‘baskët’ u shënuan nga Daniel Vivian dhe një tjetër nga Inaki Williams, të dy golat të asistuara nga Iker Muniain.

Inaki përpos golit, ka diçka tjetër që tashmë e veçon jashtëzakonisht shumë.

Sulmuesi 26-vjeçar mbrëmë luajti ndeshjen e tij të 199-të radhazi në La Liga, duke mos munguar as edhe një ndeshje të vetme dhe tani është vetëm tre ndeshje larg për të vendosur rekordin e rrallë në histori të kampionatit spanjoll.

Përveç kësaj, spanjolli regjistroi mbrëmë ndeshjen e tij të 300-të në total me klubin e Bilbaos, duke realizuar 78 gola. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat