Sampdoria nëse fiton kundër Interit?

Futboll

Sampdoria nëse fiton kundër Interit?

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:56
Inzaghi

Interi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Sampdorias: humbja e tyre e vetme erdhi në ndeshjen e janarit të kaluar që u mbyll me shifrat 2-1 .

– Sampdoria nëse fiton kundër Interit, mund të regjistrojë të paktën dy fitore në shtëpi radhazi kundër zikaltërve, për herë të dytë në Serinë A, pas tri fitoreve në shtëpi kundër zikaltërve midis 1989 dhe 1991.

– Sampdoria ka grumbulluar një pikë në dy ndeshjet e para të këtij kampionati, por pa shënuar asnjë gol. Në historinë e saj në Serinë A, Sampdoria ka shënuar gjithmonë të paktën një gol në tri ndeshjet e para të sezonit.

– Interi ka realizuar në 21 ndeshjet e fundit në kampionat. Vetëm katër herë zikaltrit kanë bërë më mirë në historinë e tyre dhe e fundit ka qenë në 2009 (23 në atë rast).

– Sampdoria është skuadra që ka bërë më shumë rikuperime në fazën ofensive në kampionat: 24, nga të cilat vetëm tri kanë rezultuar të konkretizuara.

– Simone Inzagi mund t’i fitojë të tria ndeshjet e para të sezonit për herë të parë, që kur ka filluar të trajnojë në Serinë A.

– Inzagi do të luajë përsëri përballë Sampdorias, para debutimit në Champions League. Vitin e kaluar me Lacion, Inzagi humbi me rezultatin 3-0, para se të luante ndeshjen e parë në Europë ndaj Borusias së Dortmundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat