Gianluigi Donnarumma e ka ëndërruar këtë moment.
Pas qëndrimit në stol në ndeshjet e para, më në fund ka ardhur debutimi me fanellën e PSG.
Portieri kampion i Europës ka luajtur dje në fitoren 4-0 të marrë nga parisienët kindër Clermont në Ligue 1.
“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur, Milani është e shkuara tashmë”, ka thënë Donnarumma pas ndeshjes.