Ka një Barcelona me Messi-n dhe një pa Mess-in. Këtë e di mirë Thomas Muller, që në mesjavë do të përballet me Bayern-in e tij kundër katalanasve në Champions League.
Gjermani e ka pranuae se nuk di çfarë të presë nga ndeshja e 14 shtatorit.
“Sinqerisht nuk mund të them shumë për Barcelona-n pa Messi-n.
Me atë në fushë vëmendja jonë ishte tek ai. Sigurisht do të jetë një skuadër ndryshe”, ka thënë Muller për Sport.es.
“Gjithsesi, mund të them se do të jetë një ndeshje dhe një festë e madhe në Camp Nou”.