Ish-mbrojtësi i Interit, Juto Nagatomo është rikthyer në vendlindjen e tij, Japoni ku ka firmosur sërish me skuadrën që është aktivizuar dhe më parë, me ekipin e Tokios.
Nagatomo i cili sot mbush plot 35 vjeç është zyrtarizuar tek klubi i tij i ri ku u aktivizonte edhe gjatë viteve 2008.
Këtë lajm e ka publikuar si vetë Nagatomo por edhe klubi i njohur japonez.
Anësori japonez më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Marsejës, Gallatasarajit dhe Çezenës.