Sampdoria frenon Interin, duke barazuar me rezultat 2:2 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Luigi Ferraris” në Genoa.
Interi dy herë avancoi por nuk doli me pikë të plota, ndërsa Sampdoria vazhdon pa fitore, dy barazime e një humbje.
Futbollisti Federico Dimarco shënoi eurogol në minutën e 18-të për epërsinë e Interit.
Ai nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra godet fuqishëm duke shënuar në këndin e epërm të djathtë të skuadrës së Sampdorisë.
Në minutën e 34-të, Sampdoria barazon rezultatin 1:1 përmes golit të Maya Yoshida.
Në minutën e parafundit të pjesë së parë, Interi kalon sërish në epërsi duke iu falënderuar golit të Lautaro Martinez.
Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 47-të, Augello barazon rezultatin 2:2.
Interi është në vend të dytë me 7 pikë pas tre jave në Serie A, dy me pak se lideri Napoli dhe Sampdoria renditet në pozitën e 13-të me 2 sosh.