Ansu Fati raportohet se dëshiron ta vazhdojë karrierën edhe më tej te Barcelona.
Sulmuesi i ri thuhet se ka informuar krerët e klubit se dëshira e tij është për të vazhduar kontratën, sipas "Mundo Deportivo".
Kontrata aktuale e spanjollit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Edhe te Barcelona janë të bindur se 18-vjeçari do të mbetet për një kohë të gjatë në "Camp Nou".
Katalunasit e shohin Ansu Fatin si e ardhmja e klubit, teksa së fundmi atij iu dhurua edhe numri 10 në fanellë, i cili më parë i përkiste Lionel Messit.