Abissnet Superiore për Kukësin nis në mënyrën më të mirë teksa skuadra e drejtuar nga italiani, Longo fitoi 3-1 në transfertën me Egnatian.
Ekipi rrogozhinas i ardhur nga një kategori më poshtë, nuk arriti t'i bënte ballë Kukësit të cilët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë kur shënuan 2 herë me Dacin dhe Peposhin në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, gjithçka ndodhi në minutat e fundit kur Telushi shënoi ne 90 me Telushin ndërsa Milunoviç realizoi sërish në 94 për verilindorët.
Njé rikthim në Superiore dhe debutim me fitore pati edhe Dinamo.
Klubi legjendar e nisi kampionatin në fushën e Kastriotit duke treguar forcën teksa blerjet dhe merkato e klubit duket se ka dhënë frytet e saj.
Që në pjesën e parë, dinamovitët kaluan në avantazh me Chinedu në minuten e parë dhe sërish 22-vjecari realizoi golin e dytë në 19'.
Ishin këto dy gola që vulosën gjithcka në këtë takim duke shënuar një rikthim të fuqishëm të Dinamos në elitën e futbollit shqiptar.