Inzaghi flet pas barazimit me Sampdorian: Keqardhje, bëm paraqitje të mirë

Futboll

Inzaghi flet pas barazimit me Sampdorian: Keqardhje, bëm paraqitje të mirë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:39
Simone Inzaghi

Pas dy fitoreve, Interi i Simone Inzaghit është ndalur në barazim nga Sampdoria.

“Më vjen keq, kjo ndeshje duhej fituar. Humbëm tre shanse të pastra. Performanca ishte e mirë. Një skuadër si e jona duhet ta çojë fitoren në shtëpi. Kemi një shije të hidhur,” shprehet Inzaghi.

Kujtojmë që “zikaltërit” ishin dy herë në avantazh, por nuk ditën ta mbanin rezultatit.

Inzaghi është në fillimet e punës së tij në krye të Interit, për këtë ai është shprehur: “Unë jam shumë i kënaqur sepse kam gjetur një klub, ekip dhe tifozë shumë të disponueshëm. Ne i dinim vështirësitë, por 7 pikë në 3 ndeshje nuk janë keq, tani po mendojmë për Real Madridin”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat