Feronikeli nga Drenasi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në Merdarë, kundër Llapit nga Podujeva.
‘Nikli’ shënoi fitore e parë, ndërsa llapjanët zhgënjejnë dhe për tre ndeshje kanë vetëm dy barazime e një humbje.
Mysafirët kaluan në epërsi në fund të pjesës parë me golin Dren Gashit.
Në minutën e 63-të, zëvendësuesi Diar Prokshi shënon për fitoren 0:2 të Feronikelit. Në minutën e 83-të, Dren Gashi supergol por anulohet se ishte në pozitë jashtë loje.
Kryetrajneri i skuadrës nga Drenasi, Faruk Elshani, është i lumtur për tri pikë që importuan nga Merdara.
Pas javës së tretë në elitën e futbollit të Kosovës, Feronikeli zë vendin e gjashtë me 3 pikë dhe Llapi është dy pozita më poshtë me vetëm 2 pikë.
Superliga e Kosovës
Gjilani - Dukagjini 0:0
Llapi - Feronikeli 0:2
Drenica - Prishtina 2:1
Malisheva - Drita 0:1
Ballkani-Ulpiana 3:2
Tabela
1. Ballkani 3 2 1 0 6:4 7
2. Drenica 3 2 1 0 5:3 7
3. Drita 3 2 1 0 7 3:1 7
4. Gjilani 3 1 2 0 5 2:1 5
5. Malisheva 3 1 1 1 4:3 4
6. Feronikeli 3 1 0 2 3:3 3
7. Dukagjini 3 0 2 1 3:4 2
8. Llapi 3 0 2 1 1 1:3 2
9. Prishtina 3 0 1 2 2:4 1
10. Ulpiana 3 0 1 2 4:7 1
1Në javën e katërt takohen: Drita-Ballkani, Feronikeli - Dukagjini, Llapi - Malisheva, Ulpiana - Drenica dhe Prishtina - Gjilani.