Skuadra e Dukagjinit nga Klina kthehet me një pikë domethënëse nga Gjilani.
Klinasit ndahen baras (0:0) me Gjilanin, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.
Lojtarët e trajnerit Ismet Munishi u munduan maksimalisht por hasën në mbrojtje të fortë të Dukagjinit.
Skuadra nga Klina do të jetë një skuadër e papërshtatshme për secilën skuadër gjatë këtij edicioni dhe shumëkujt do t’ia prishë llogaritë.
Në fund të pjesës së parë, portieri Koliçi mezi shpëton portën e Gjilanit, duke e mbrojtur goditjen e Shalës. Në minutën e 90+6, Bujar Shabani i Dukagjinit, përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Gjilani ngjitet në vend të katërt me pesë pikë dhe Dukagjini është në të shtatin me 2 sosh.