Trajneri i Kukësit Diego Longo foli me superlativa për skuadrën e tij pas suksesit 1-3 në fushën e Egnatias. Italiani u shfaq optimist në intervistën për Supersport për vazhdimësinë e sezonit.
“E prisja këtë fitore sepse kemi punuar shumë mirë. Jam me fat sepse kam skuadër shumë të mirë.
Jemi stërvitur fort dhe kur e bën këtë është shumë e thjeshtë të bësh në fushë atë që ke përgatitur. Na pëlqen të mbajmë topin dhe të kontrollojmë ndeshjen, kemi lojtarë që mund ta bëjnë këtë dhe e shijojnë. Është diçka ndryshe, por shumë e mirë. I kam parë të gjitha ndeshjet e tjera”.
“E kam përgatitur ndeshjen, duke parë Egnatian në miqësoret e shkuara.
Kam parë organizim shumë të mirë te kundërshtarët dhe për këtë duhet të përgatitemi shumë fort për të arritur në nivele të larta“, tha Longo.