Ekuban i sjell fat Genoas

Futboll

Ekuban i sjell fat Genoas

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:17
Ekuban i sjell fat Genoas

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Serisë A, ku Genoa fitoi 2-3 në transfertë ndaj Cagliarit ndërsa Torino shkatërroi në shtëpi 4-0 Salernitanën.

Në sfidën e parë, Xhenoa triumfoi në një sfidë dramatike kundër Kaljarit duke iu falur dopietës së Fares.

Kaljari shpërdori një avantazh të dyfishtë me Zhoao Pedron dhe Kepitelin, ndërsa Destro hapi siparin e golave për xhenovezët në minutën e 59-të të takimit.

Në minutën e 62-të të takimit, u aktivizua dhe ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban i cili i dha fat skuadrës së tij pasi menjëherë pas aktivizimit të tij në fushë u realizuan dy gola.

Në sfidat e tjera Torino shkatërroi 4-0 Salernitanën në një sfidë ku Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda qëndruan në stolë gjatë gjithë ndeshjes.

Specia u mposht 0-1 nga Udineze duke e pësuar vetëm në fund të takimit nga Samardziç. Rei Manaj ishte në stol gjatë gjithë takimit dhe nuk u aktivizua në ndeshjen e sotme. Një javë jo e mirë për futbollistët shqiptar në Serinë A ku duhet marrë parasysh dhe shpenzimin e energjive me Kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat