AC Milan është nikoqir i Lazios, sfidë e vlefshme për xhiron e tretë në Seria A.
Të dy skuadrat kanë arkëtuar pikët e plota në dy ndeshjet e para, andaj synojnë të vazhdojnë me këtë seri pozitive.
Ylli kosovar, Vedat Muriqi pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera me Kosovën në muajin shtator, është në bankinë.
Formacionet zyrtare:
AC Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Romagnli, Hernandez; Tonali, Kessie, Florenzi; Diaz, Leao, Rebic
Lazio: Reina; Marusic, Ramos, Acerbi, Hysaj, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Pedro, Immobile, Anderson
Ndeshja zhvillohet në “San Siro” dhe nis në ora 18:00.