Gjilani dështoi, kjo është deklarata e Ismet Munishit

Futboll

Gjilani dështoi, kjo është deklarata e Ismet Munishit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:42
Gjilani dështoi, kjo është deklarata e Ismet Munishit

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se krijuan pak raste dhe se kundërshtari u mbrojt me 10 futbollistë.

“Ne në çdo ndeshje hyjmë për fitore, krijuam pak raste, por duhet të shënojmë, u mbrojtën shumë mirë, me 10 futbollistë u mbrojt, ne krijuam dy-tri raste, një prej tyre është dashtë te shënojmë, ato pak raste që i ki, duhet të jetë koncentrimi më i madh”, tha fillimisht Munishi për Art Sport.

Me pas tekniku prishtinas theksoi se ky kampionat është i vështirë, pasi nuk ka skuadra të dobëta.

“Ishte një ndeshje e fortë nga të dy palët, është një kampionat i vështirë, nuk ka skuadra inferiore ose të dobëta, duhet të përgatitemi çdo javë”, vazhdoi ai.

Për fund trajneri i gjilanasve tha se skuadra e tij secilën herë do të luaj më mirë.

“Sot për herë të parë kemi inkuadruar Hoxhën, Calen, Prekazin që ende nuk janë në top formë, por secilën herë skuadra do të luajë më mirë. Na mungon pak koncentrimi para portës, por do të punojmë”, përfundoi Munishi.

Pas këtij barazimi, Gjilani renditet i katërti me 5 pikë, kurse ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat