Debutimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United u shoqërua me emocione të shumta për tifozët, por mbi të gjitha për një tifoze speciale siç është nëna e futbollistit të famshëm. Pasi CR7 shënoi golin e hapjes, reagimi i nënës së tij u bë viral.
Një nga tifozet e pranishme në Old Trafford pati fatin të ulej pranë nënës së Ronaldos, Dolores Aveiro, dhe kapi reagimin e saj ndaj golit me foto, e cila është bërë virale dhe është shpërndarë nga shumë media.
Ronaldo’s Mum behind me after him scoring, my heart cannot cope ❤️?? pic.twitter.com/klzl3Ysafm
— Ambo (@Ambo_91) September 11, 2021
Më parë, Ronaldo ka treguar për Piers Morgan se kishte këmbëngulur që Dolores të mos shikojë më ndeshje të mëdha.
"Unë i them, ‘Dëgjo, unë nuk e kam më babanë. Nuk dua të humbas edhe nënën time, kështu që ti nuk do t’i shikosh çerekfinalet, gjysmëfinalet ose finalet', -rrëfeu ai."
Futbollisti ka treguar se e ëma bëhet nervoze dhe se ajo ka humbur ndenjat dy herë në stadium.
Megjithatë, kësaj radhe Ronaldo e ka lejuar të ëmën të ishte në stadium dhe emocioni i saj duket qartë.