Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, ashtu si i ka hije, shënoi fitore në Kavadar me rezultat 2:0 kundër Tikveshit, në ndeshjen e javës së 6-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollistët e skuadrës shqiptare dhanë maksimumin dhe me plotë meritë importuan tre pikë, që kanë peshë të madhe në luftë për kreun e tabelës.
Golat i shënuan Emran Ramadani në minutën e 24-të dhe Remi Selmani në atë të 90+4.
Renova është në vend të katërt me 11 pikë, dy me pak se lideri Akademia Pandev dhe Tikveshi në pozitën e 11-rë me 2 sosh.