Feronikeli ka arritur fitore të madhe prej 0-2 në udhëtim te Llapi.
Për skuadrën nga Drenasi kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion, derisa llapjanët pas dy barazimeve e përjetuan edhe humbjen e parë.
Golat për Feronikelin i shënuan Dren Gashi, në minutën e 45-të dhe Diar Prokshi, në minutën e 64-t.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Feronikelit, Faruk Elshani.
“Prej fillimit kemi besuar tek kjo ekip. Të them të drejtën jemi ardhur me marrë pikë, por për fitore ishte vështirë. Fitorja është e merituar”, ka thënë Elshani.
“Nëse e shohim ekipin, unë besoj që kanë gabuar ata që kanë thënë se Feronikeli do jetë kafshatë e lehtë.
E kemi Lapidar Lladrovcin kampion, Behar Maliqin kampion, Smakiqin kampion, Elshanin kampion e shumë futbollistë të tjerë. Besoj që kanë gabuar me atë konstatim analistët, sepse kjo ekip do ta merr vetën dhe do shohim si do ecin gjërat”, përfundoi Elshani.