Milani shënon fitoren e tretë rresht në Serie A.
“Rossonerët” treguan lojë shumë të mirë duke e mposhtur me rezultat 2:0 Lazion, në takimin e javës së tretë.
Futbollisti Leao në minutën e 45-të, nga rreth 10 metra shënon për epërsinë 1:0, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Kessie dështon nga penalltia për të dyfishuar epërsinë e Milanit.
Në minutën e 67-të, Zlatan Ibrahimoviç, edhe pse veteran, është fenomenal, me gjakftohtësi shënoi nga afërsia për 2:0.
Ibra ishte i lënduar për një kohë të gjatë, ndërsa realizoi gol, shtatë minuta pas inkuadrimit në lojë.
Elseid Hysaj u paraqit standard për Lazion, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua nga minuta e 84-të për Lazion, pak shumë pak minuta lojë.
Milani kryeson me 9 pikë, ndërsa Lazio pëson humbjen e parë, skuadër e cila renditet në vend të 6-të me 6 sosh.