Futbollisti Xherdan Shaqiri debutoi për mrekulli për skuadrën e Lyonit, duke shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër Strasburgut, në takimin e javës së pestë të Kampionatit të Francës.
Shaqiri, reprezentuesi i Zvicrës, tregoi angazhim të madh dhe asistoi në golin e dytë, duke harkuar dhe Denayer shënoi me kokë në minutën e 64-të.
Ylli nga Kosova ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm për skuadrën rivale.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/12/850x636_f27a7a42e36c127ef1157fe65a9166f0o21631477602.jpg)
Ai u zëvendësua në minutën e 74-të por në debutim me ekipin e ri dëshmoi mjeshtrin e tij.
Golin e parë e realizoi Dembele në minutën e 8-të dhe të tretin Paqueta (87’). Në minutën e 90+7, Diallo nga penalltia ngushton humbjen në 3:1.
Lyoni renditet në pozitën e 7-të me 8 pikë, ka katër më shumë se Strasburgu që zë vendin e 15-të.