Mourinho regjistron 1000 ndeshje, Roma fiton dhe lider në Serie A 

Futboll

Mourinho regjistron 1000 ndeshje, Roma fiton dhe lider në Serie A 

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2021 Në ora: 22:46
Mourinho regjistron 1000 ndeshje, Roma fiton dhe lider në Serie A 

Jose Mourinho ka regjistruar ndeshjen e 1000 në karrierën e tij si trajner. 

Një rekord për Jose Mourinhon.

Roma si vendas ngadhënjeu në çastet e fundit, duke shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e javës së tretë në Serie në futboll. 

Romakët avancuan me golin e Cristante në munutën e 37-të, por mysafirët barazuan në pjesën e dytë. 

Pikërisht në minutën e 57-të, Gjuriç realizoi për Sassuolon. Në minutën e 90+1, El Shaarawy shënoi për fitoren e mundimshme të Romës.

Roma ka tre fitore rresht, kryeson me 9 pikë, pasojnë Milani 9, Napoli 9 etj. ndërsa Sassuolo është në pozitën e 9-të me 4 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat