Super ndeshje gjatë mesjavës në Superligën e Kosovës

Futboll

Super ndeshje gjatë mesjavës në Superligën e Kosovës

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Dje u zhvilluan ndeshjet e fundit të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Kurse menjëherë pas dy ditëve do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt.

Tri takime do të zhvillohen të mërkurën, ndërsa dy të tjera të enjten.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro, do të zhvillohet mes Dritës dhe Ballkanit, të mërkurën në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Një tjetër lojë interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Prishtinës dhe Gjilanit, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Superliga e Kosovës – Xhiro e katërt

E mërkure 16:00

Drita-Ballkani

Llapi-Malisheva

Feronikeli-Dukagjini

E enjte 16:00

Prishtina-Gjilani

Ulpiana-Drenica

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat