Futbollisti i kombëtares Eros Grezda, ka qenë ndër të parët që ka shkruar për vdekjen e papritur të fizioterapistit Ylli Mihali.
Ky i fundit ndërroi jetë nga COVID pas dy javësh i shtruar në spitalin infektiv. Mihali u prek nga virusi edhe pse kishte bërë 2 dozat e vaksinës Pfizer.
Me punën e tij 27-vjeçare në ekipin kombëtar, Mihali ishte më shumë se fizioterapist për lojtarët kuqezi.
Ai ishte kthyer në një mik për ta, dhe të gjithnjë e kujtojnë me fjalët më të mira. Grezda ka postuar në story të Instagram dhe bisedën e fundit të bërë me Mihalin.
Mihali: Të marrsha të keqen, kështu të dua, do t’i shkelësh me këmbë prapë.
Grezda: Kismet zemra ime, të dua shumë dhe më mungon
Mihali: Kam besim te ty vllai, dhe mua më mungon, por jam i bindur që do takohemi shpejt
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/13/auto_-640-0-613f224e20ce41631528627.png)