Mesfushori i Interit, Stefano Sensi ka pësuar dëmtim të ligamentit kolateral medial, kështu që ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ndërsa Alessandro Bastoni duhet të jetë në dispozicion.
Sensi pas ndeshjes së djeshme kundër Sampdorias, iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes.
“Stefano Sensi bëri një skanim të hënën në mëngjes pas dëmtimit që pësoi në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen e së dielës kundër Sampdorias. Skanimi zbuloi se Sensi ka pësuar një shtrembërim të ligamentit kolateral medial”, thuhet në deklaratën zyrtare të Interit.
“Alessandro Bastoni gjithashtu iu nënshtrua testeve, të gjitha dolën pozitive dhe pritet të jetë i gatshëm kundër Real Madridit”, shkruan footballitalia.
Mbrojtësi italian kishte humbur ndeshjen në Marassi të dielën, por pritet të luajë kundër gjigantëve të La Ligas të mërkurën.
Interi pret Real Madridin në Stadio Giuseppe Meazza në ndeshjen e tyre hapëse të Ligës së Kampionëve brenda dy ditësh.
Kampionët e Serie A do të shpresojnë të kualifikohen në raundin e 16-të për herë të parë në dy vjet pasi gjatë periudhës dyvjeçare të Antonio Conte në klub, ata u eliminuan në fazën e grupeve.