​De Biasi shkruan në gjuhën shqipe për vdekjen e Ylli Mihalit: Jam i trishtuar

Futboll

​De Biasi shkruan në gjuhën shqipe për vdekjen e Ylli Mihalit: Jam i trishtuar

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:03
​De Biasi shkruan në gjuhën shqipe për vdekjen e Ylli Mihalit: Jam i trishtuar

Të hënën ka ndërruar jetë fizioterapeuti i Kombëtares së Shqipërisë Ylli Mihali i cili ishte i infektuar me virusin Covid-19.

Lajmin në orët e mëngjesit të së hënë e dhe presidenti i federatës Armand Duka.

Milahi kishte punuar për 27 vite si fizioterapeut ne kombëtaren kuqezi por nuk iu bëri ballë pasojave të infektimit me Covid-19.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biassi i cili në gjuhën shqipe ka shkruar se është i trishtuar me këtë lajm derisa Mihalin e ka vlerësuar si një njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale.

Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri”, ka shkruar ndër të tjera De Biasi.

Ja shkrimi i plotë i trajnerit italian:

Jam vërtet i trishtuar për ikjen nga jeta e mikut tim Ylli. Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht. Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë.

Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time. Faleminderit për gjitëka. PREHU NE PAQE MIKU IM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat