Gareth Bale, Toni Kroos, Dani Ceballos, Marcelo dhe Ferland Mendy kanë mbetur jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Carlo Ancelotti për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.
Nga ana tjetër, Interi do të jetë pa shërbimet e mesfushorit Stefano Sensi i cili u lënduar gjatë ndeshjes së Serie-A kundër Sampdorias.
Ndërsa mbetet në dyshim paraqitja e qendërmbrojtësit Alessandro Bastoni.