Ronaldo ka një mesazh për tifozët para përballjes me Young Boys në LK

Futboll

Ronaldo ka një mesazh për tifozët para përballjes me Young Boys në LK

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 22:41
Ronaldo

Nesër, Manchester United do zhvillojë ndeshjen e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve, si mysafirë të Young Boys.

“Djajtë e Kuq” me transferimin e CR7 duken si një ndër favoritët kryesorë, shkruan lajmi.net.

Ronaldo që realizoi dy gola në debutim ndaj Newcastle ka dërguar një mesazh për tifozët para kësaj përballje.

“Mendjet tona janë të vendosura në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për nesër, por nuk mund të ndalem së falënderuari tifozët për dashurinë e madhe që na dhanë në “Old Trafford”. Lidhje shumë e mirë dhe mbështetje e madhe, duke na bërë punën tonë më të lehtë. Do bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që të vazhdojmë këtë pozitive”, shkroi ai.

Ndërkohë, përballja mes Young Boys dhe Man United zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat