Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e mesjavës në Superligë, derbi në Gjilan i besohet Alban Shalës

Futboll

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e mesjavës në Superligë, derbi në Gjilan i besohet Alban Shalës

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 22:44
Foto

Emocionet e elitës së futbollit tonë, do të vazhdojë këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së katërt.

Kjo xhiro do të vjen me sfida drithëruese, ku ‘spikat’ përballja interesante mes Dritës dhe Ballkanit.

Supersfida e kësaj xhiroje i është besuar gjyqtarit Alban Shala me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Ilir Mehmeti si arbitër i katërt.

Kurse, super sfida tjetër mes Prishtinës dhe Gjilanit do gjykohet nga Dardan Çaka, pranë asistentëve si Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, derisa arbitri i katërt është Burim Jahmurataj.

Të deleguarit e xhiros së katër në Superligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat