Del Piero: Chelsea dhe PSG janë favorit të fitojnë Ligën e Kampionëve

Futboll

Del Piero: Chelsea dhe PSG janë favorit të fitojnë Ligën e Kampionëve

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 09:27
Del Piero

Ish-futbollisti i Juventusit ka folur rreth edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.

Sonte fillon sezoni 2021/22 në Ligën e Kampioneve që pritet të jetë shumë rivalizues.

Në lidhje me Champions Leaguen ka folur edhe legjenda e Juventusit, Alessandre Del Piero që beson se Chelsea është favorit për të fituar sërish këtë kompeticion.

Chelsea ka cilësi të jashtëkazonshme dhe ka forcuar skuadrën, ata janë favoritët numër ‘1’, së bashku me Paris Saint-Germain”.

“Manchester City dhe Bayern Munich janë menjëherë prapa tyre, pastaj vijnë skuadrat e tjera angleze dhe spanjolle”.

Tani për tani, italianët janë prapa: ne duhet të mësohemi të fillojmë nga idetë më të mira dhe kostot më të ulëta. Por vlerat e fillimit të sezonit nuk korrespondojnë gjithmonë me rezultatin përfundimtarë”, përfundoi Del Piero.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat